Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Favre: Pranuam dy gola që mund t'i evitonim

Foto: Reuters

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre ka vlerësuar se skuadra e tij ka pranuar dy gola që ka mundur të evitoheshin në ndeshjen e kthimit ndaj Parisit.

Ndeshja që u zhvillua të mërkurën mbrëma pa tifozë në Paris përfundoi me fitore të klubit vendas me rezultatin 2:0. Paris Saint-Germain u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar me rezultat 2:1 për Dortmundin.

“Në fillim ishte e vështirë, ata bënë presion shumë lartë në fushë. Ne luajtëm mirë. Në pjesën e dytë po ashtu nuk luajtëm keq. Na munguan vendimet e duhura në çastet e caktuara, si pasimi final. Ne kishim vështirësi të gjenim hapësira. Po ashtu pranuam dy gola të panevojshëm. Ne gabuam te goli i parë. E po ashtu edhe te goli i dytë, kemi mundur të mbrohemi më mirë”, ka thënë trajneri i Dortmundit, Lucien Favre.