Ansu Fati është bërë golashënuesi më i ri në histori të Spanjës. Sulmuesi 17-vjeçar e ka realizuar golin e tretë sonte në ndeshjen të cilën Spanja është duke e udhëhequr 3:0 ndaj Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes. Fati realizoi golin e tretë në minutën e 32-të ndërsa dy golat tjerë i ka shënuar Sergio Ramos.
Fati i mbush 18 vjet më 31 tetor. Ai e ka thyer rekordin e Juan Errazquinit, që kishte shënuar golin e tij të parë për Spanjën në ndeshjen ndaj Zvicrës në vitin 1925 me 18 vjet e 344 ditë.
Fati të enjten u bë lojtari më i ri i Spanjës në 84 vjetët e fundit, kur debutoi në barazimin 1:1 me Gjermaninë.
“Jam shumë krenar që kam bërë debutim të plotë për Spanjën. Më duket se jam lojtari i 800-të që luan për Spanjën dhe jam krenar për arritjen. Kam shijuar urimet e trajnerit dhe lojtarëve, por ekipi im është të punoj fort dhe të vazhdojë të fitoj më shumë rsate. Do të pyes të gjithë lojtarët që ta nënshkruajnë fanellën dhe do ta mbajë në vend të veçantë në shtëpinë time”, ka thënë Fati.