Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Familja e Costas në Madrid

Diego Costa i Chelseat raportohet se ka bartur familjen e tij në Madrid të Spanjës për të shtyrë një transferim tek Atletico Madrid.

28-vjeçari ka qenë në qendër të një prej sagave më dramatike të transfereve gjatë verës, pasi u mësua se trajneri i “Bluve”, Antonio Conte, kishte vendosur të mos e përfshinte në ekipin e parë për edicionin e ri të Premier Ligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Costa ishte kthyer në Brazil dhe që nga ajo kohë ka refuzuar të kthehet në Stamford Bridge, duke thënë se është trajtuar si “kriminel”.

Transferimi tek Atletico ishte i pamundshëm gjatë verës për shkak të dënimit të klubit spanjoll, ndërsa interesimi i Milanit, Las Palmasit dhe Fenerbahçes për huazim nuk ishin të suksesshëm.

Sipas “The Sun”, familja e Costas tani është rivendosur në Madrid duke synuar që të shtyjë transferimin sa më të shpejtë tek Atletico.