Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Falë Gnabryt, Bayerni merr fitoren e parë në Bundesligë

Bayern Munichu e ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Bundesligës.

Bavarezët të dielën mbrëma fituan ndaj Kolnit me rezultatin 3:2 në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit gjerman.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa pesë minuta pas pushimit, Robert Leëandoëski ia dha epërsinë vendësve.

Nëntë minuta më vonë, Serge Gnabry realizoi për 2:0.

Por Kolni u kthye në lojë brenda dy minutash. Anthony Modeste në minutën e 60-t dhe Mark Uth pas dy minutash, barazuan shifrat në 2:2.

Edhe Bayerni fiton dhe e lë Wolfsburgun në zonën e barazhit Futboll Bayerni fiton dhe e lë Wolfsburgun në zonën e barazhit

Gnabry doli edhe një herë tjetër në skenë duke e shënuar golin e dytë personal me asistim të Joshua Kimmich.

Kolni mbetet me vetëm një pikë të fituar kundër Bayernit në 15-të ndeshjet e fundit.