Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni nis epokën e re, atë të stabilizimit

Trajneri Marco Silva besohet se do të vendosë një periudhë të stabilitetit tek Evertoni, pasi ekipi nga Premier League në pesë vjetët e fundit ka ndërruar po aq trajnerë. Kështu ka thënë shefja ekzekutive e Evertonit.

Denise Barrett-Baxendale mori këtë rol në ditën që paraardhësi i Silvas, Sam Allardyce u shkarkua nga pozita e trajnerit në mesin e muajit maj. Barrett-Baxendale ka marrë situatën në duart e saj dhe në momentin e angazhimit të portugezit Silva si trajner, ka ofruar edhe holandezin Marcel Brands në rolin e drejtorit sportiv, shkruan sot Koha Ditore.

Trajnerit të ri, Silva, klubi i ka dhënë para për të shpenzuar, në mënyrë që të krijojë një ekip stabil, që do të luftojë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Verën e shkuar, Evertoni shpenzoi 165 milionë euro, por përfundoi në pozitën e tetë në tabelë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)