Dy skuadra që janë në nevojë emergjente për maksimumin e pikëve, por me synime krejtësisht të kundërta, do të takohen mes vete në fundjavë.
Evertoni do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi të Premier Leagues, Manchester Cityt.
Seria e Cityt prej 15 ndeshjeve pa humbje në kampionat, u ndal në vikendin e kaluar, kur “qytetarët” u mposhtën nga Tottenhami i Antonio Contes.
E ndjekësi i parë i Cityt, Liverpooli, nuk gaboi. Madje, “të kuqtë” e Jurgen Kloppit, diferencën e 12 pikëve e kanë shkrirë në vetëm tri pikë, duke e përmirësuar edhe goldallimin. City është në presion të madh si lider.
Për të mbetur ende në krye të tableës, Cityt i duhet patjetër fitorja. Evertoni që tani udhëhiqet nga trajneri i ri Frank Lampard, ka marrë dy fitore në shtëpi në po aq ndeshje.
Pep Guardiola për këtë ballafaqim do t’i ketë të gatshëm Jack Grealishin dhe Gabriel Jesusin. Pritet të luajë edhe ukrainasi Oleksandr Zinchenko, për të cilin Guardiola foli edhe në konferencën për shtyp.
“Zinchenko është i shqetësuar për situatën në Ukrainë, por ai është një djalosh jashtëzakonisht i fortë, por për të nuk është e lehtë për momentin. Ai ka stërvitur dhe ka qenë i shkëlqyer. Ai është i gatshëm të luajë nëse i kërkohet një gjë e tillë”, ka thënë Guardiola.
Edhe
City – Liverpool, derbi i madh evropian
City synon që ta fitojë edhe ndeshjen e 10-të rresht kundër Evertonit.
Në ligë, humbjen e fundit nga Evertoni e ka në mars të vitit 2013.
Në statistikat e përgjithshme, City ka 77 fitore, Evertoni 68, ndërsa në 47 raste, skuadrat janë ndarë baras.