Supergoli i shënuar nga mesfushori Andre Gomes, i ka mjaftuar Evertonit që të avancojë në fazën tjetër të Kupës FA.
Të mërkurën mbrëma, Evertoni në “Goodison Park” fitoi 1:0 ndaj Crystal Palacet. Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola.
Me fitoren e së mërkurës mbrëma, Evertoni ka kaluar në rrethin e katërt të kësaj gare. Gomes shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 42-të.
Për Evertonin ishte fitorja e parë në shtatë ndeshje