Portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha, është shprehur optimist para ndeshjes me Hungarinë.
Portieri prishtinas shpreson që të arrihet rezultat pozitiv në këtë përballje për të vazhduar ëndrrën.
“Mendoj që këto lojëra na kanë ndihmuar shumë dhe ta shikojmë nivelin e kundërshtarit, jemi të sigurt që mund të bëjmë gjëra të mëdha, e kemi dëshmuar. Fitorja me Hungarinë na ka dhënë vetëbesim për të vazhduar ëndrrën. Shpresoj të jetë dhe një fitore e radhës, që do të ishte mjaft e madhe, na afron tek ëndrra. Na afron në lojën me Poloninë që besoj se do të jetë edhe më e lehtë për ne”, deklaroi Berisha.
Artikuj të ngjashëm