Luis Enrique është mirënjohës që ka qenë në gjendje të jetë trajner i “jashtëtokësorit” Lionel Messi gjatë tri viteve të tij në krye të Barcelonës.
Aventura e Enriques si trajner i Barcelonës ka përfunduar të shtunën mbrëma me triumfin në Kupën e Spanjës. Barcelona triumfoi 3:1 në finale të Kupës së Spanjës ndaj Alavesit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Messi shënoi golin e parë të ndeshjes në triumfin e tretë rresht të Barçës në Kupën e Spanjës me Enriquen në krye. Pos golit Messi luajti rol të vendimtar edhe në golat e shënuar nga Neymari e Paco Alcaceri në fund të pjesës së parë, duke ia shuar shpresat Alavesit.
Messi u bë golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas në stinorin e parë me Luis Enriquen në krye, që përfundoi me “tripletë” të fituar nga Barcelona dhe ai këtë edicion ka përfunduar si golashënuesi më i mirë në pesë ligat më të mëdha të Evropës me 37 gola.
Marrëdhënia e Enriques me Messin ishte dukur paksa e ngurtë në mesin e stinorit të parë, pas një fjalosjeje që patën në stërvitje, që u bë evidente kur Messi u la jashtë përbërjes startuese në humbjen 1:0 nga Real Sociedadi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Finalja e Championsit, dëshmi e madhështisë së Enriques si trajner
-
Nuk ka befasi, Enrique trajneri më i mirë i vitit
-
Nga galaktikët në lavdi – si e shndërroi Enrique PSG-në në fituese të Ligës së Kampionëve
-
Luis Enrique mund t’u bashkohet elitës së trajnerëve për suksese
-
Luis Enrique zyrtarizohet si trajner i PSG-së