Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique e sheh Suedinë si rivalen kryesore të Spanjës

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka vlerësuar se Suedia është kërcënimi më i madh për ekipin e tij për vendin e parë që dërgon direkt në Botërorin 2022.

Të hënën është hedhur shorti dhe pos Spanjës e Suedisë, në Grupin B janë edhe Greqia, Gjeorgjia dhe Kosova.

“Sërish e kemi Suedinë në grup si rival dhe nuk jam aspak i kënaqur me këtë, por supozoj që edhe ata nuk janë të kënaqur që sërish do të përballet me ne. Kemi luajtur kundër saj në kualifikimet për Evropian dhe nuk ka qenë aspak lehtë, kështu që sërish do të kemi telashe. Përfundimisht nuk do të jetë lehtë dhe këtë e kam parasysh. Cikli kualifikues i Botërorit është shumë emocionues dhe na pret një punë e vështirë, por besoj se do të jemi të gatshëm për rezultate të mira dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror. Do të jetë orar i ngjeshur edhe për shkak të pandemisë, kështu që tash si trajner më duhej të bëjë listën prej 25 lojtarëve në vend të 23 sosh”, ka vlerësuar Enrique.

Artikuj të ngjashëm