Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emerson Royal, i lënduar për mënyrën se si e lëshoi Barcelona

Mbrojtësi i Tottenhamit, Emerson Royal, e ka pranuar se ka mbetur i lënduar nga mënyra se si Barcelona e shiti atë te skuadra e Premier Leagues në afatin kalimtar veror.

“Nuk kam menduar asnjëherë se ata dëshironin të më shisnin kur u transferova, sinqerisht, por pas takimit, e kuptova se ishte në planin e tyre që nga fillimi”, ka thënë reprezentuesi i Brazilit.

Barcelona e bleu brazilianin nga Real Betisi pasi i pagoi 11 milionë dollarë, ndërsa e shiti atë në fund të afatit kalimtar veror te Tottenhami për 35 milionë dollarë.

Klubi nga Katalonja po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa ka borxh prej 1.5 miliardë dollarësh.