Sport

“El Clasico” do të shoqërohet me protestën për pavarësi të Katalonjës

Përballja e Barcelonës me Real Madridin më 18 dhjetor është në rrezik sërish, shkaku i protestave pro-pavarësisë së Katalonjës.

Një grup i quajtur “Tsunami Democratic” ka më tepër se 18 mijë përkrahës dhe i ka thirrur ata të takohen në katër lokacione të ndryshme afër stadiumit “Camp Nou” para derbit të njohur si “El Clasico”. Protestuesit planifikojnë të mblidhen katër orë para përballjes dhe kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për këtë.

Shumë nga përkrahësit kanë edhe bileta për ndeshjen, që nënkupton se mund të ketë tensione të rritura në stadium, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Fillimisht kjo përballje ishte paraparë të mbahej më 26 tetor, por u shtye për shkaqe sigurie në Katalonjë.

Në vjeshtë nëntë liderë separatistë katalonjas janë burgosur dhe “Tsunamo Democratic” ka vërshuar aeroportin e qytetit “El Prat”, duke shkaktuar me miliona humbje pasi solli një bllokim.

“El Clasico” shihet me miliona shikues nga mbarë bota dhe ata që protestojnë brenda dhe jashtë stadiumit mund të dërgojnë mesazhin e tyre pro-pavarësisë së Katalonjës në masë të madhe....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)