Sport

Ekipi nga Serie C më i mirë se Barcelona e Bayerni

Skuadra nga Serie C, Catanzaro po konsiderohet si ekipi më i mirë këtë edicion në Evropë sa i përket goldallimit, ka raportuar “Football-Italia” të martën.

Bazuar në statistikat deri më tani, Catanzaro po del të jetë më i mirë se Barcelona e Bayern Muencheni. Në fakt, vetëm Manchester City dhe Paris Saint-Germaini kanë goldallim më të mirë se skuadra nga kategoria e tretë italiane, në të cilën po shkëlqen.

Catanzaro prinë në tabelë pas gjashtë xhirove të zhvilluara, ku ka shënuar pesë fitore dhe një barazim. Ka shënuar plot 21 gola, ndërsa ka pranuar vetëm dy dhe ka një diferencë prej plus 19 golave.

Statistika më të mira, kanë vetëm City i Pep Guardiolas (+23 gola) dhe PSG-ja e Christophe Galtierit (+20 gola). Barcelona ka shënuar 19 pika dhe ka pranuar një, ndërsa Bayerni krahas 23 golave të realizuar i ka edhe gjashtë të pranuar.