Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi i Kosovës niset drejt Zvicrës për LOD për të rinj “Llozana 2020”

Ekipi Olimpik i Kosovës është nisur sot për në Llozanë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.

Nisja është bërë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.LOD për të Rinj mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës, transmeton KP.

Kosovën e përfaqësojnë skitarët: Drin Kokaj e Era Shala.