Sulmuesi i Osijekut shqiptari, Muzafer Ejupi, ka vendosur që të mos luajë për Përfaqësuesen e Maqedonisë, përderisa në krye të saj të jetë seleksionuesi Igor Angelovski, kanë njoftuar mediumet maqedonase.
Ejupi 28-vjeçar, këtë vendim e ka marrë pasi është lënë jashtë listës së Maqedonisë për dy ndeshjet eliminatore të botërorit "Rusia 2018" kundër Izraelit dhe Shqipërisë, që zhvillohen në fillim të shtatorit, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pasi kam analizuar mirë situatën dhe jam këshilluar me profesionistët e futbollit, kam vendosur që të mos luaj për Maqedoninë, përderisa të jetë seleksionues Angelovski", ka thënë Ejupi që ka vetëm dy ndeshje me Maqedoninë. "Nuk mund të pranoj të injorohem në këtë mënyrë, pasi vazhdimisht po shënoj gola në kampionat".
Ejupi edicionin e shkuar realizoi 14 gola në 33 paraqitje në kampionatin kroat. Kurse këtë edicion ka dy gola në pesë paraqitje.