Paraqitja e Laura Fazliut të shtunën në Evropianin e xhudos në Sofje të Bullgarisë, është përcjellë me vëmendje.
Laura është në finale të kategorisë deri 63 kilogramë, ndërsa finalen e zhvillon pak pas orës 15:00. Ajo në xhiron e dytë e mposhti bartësen e parë, britaniken Lucy Renshall. Më pas vazhdoi me paraqitje imresive. Sajti zyrtar i Unionit Evropian të Xhudos ka shkruar për nivelin e lartë të Laurës.
“Favoritja nga Britania e Madhe, Lucy Renshall nuk ka mbijetuar në luftën e parë ndaj finalistes së mëvonshme, ekzekutueses së teknikave të mëdha, Laura Fazliu (KOS)”, ka shkruar EJU.
Në finale, Laura takohet me britaniken tjetër, Gemma Howell.
Artikuj të ngjashëm