Dominimi i Egjiptit në futbollin afrikan ka qenë në kontrast me dështimet në ciklet eliminatore të Kupës së Botës.
Mirëpo, “faraonët” shkojnë në Rusi me shpresat të vendosin gjërat në vendin e duhur pas dekadave zhgënjimi.
Vendi i çmendur pas futbollit ka fituar shtatë herë Kupën e Shteteve të Afrikës, por është kualifikuar vetëm në dy Kupa të Botës në të kaluarën, më 1934 dhe 1990.
Në të dy rastet Egjipti u eliminua pa fituar asnjë ndeshje. Mirëpo, nën drejtimin e argjentinasit Hector Cuper, Egjipti ka gjasa të arrijë ndonjë sukses në Botërorin e këtij viti në Rusi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm