Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edouardi shënon dy gola në debutim kundër Tottenhamit

Odsonne Edouard shënoi dy herë në debutimin e tij.

Crystal Palace të shtunën gjatë ditës e arriti fitoren e parë të sezonit përballë Tottenhamit që mbeti me 10 lojtarë në fushë dhe e ndërpreu nisjen e përkryer në edicionin e ri të Premier Leagues.

Japhet Tanganga u përjashtua nga loja për pesë minuta pasi mori dy kartonë të verdhë, në minutën e 53-të dhe të 58-të.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan shumë mirë vendësit e drejtuar nga Patrick Vieira.

Wilfried Zaha i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 75-të kur ishte i saktë nga penalltia pas prekjes së topit me dorë nga Ben Davies.

Edouardi golat i shënoi në minutën e 84-të dhe në minutën e dytë të kohës shtesë.

Artikuj të ngjashëm