Pas Milanit, edhe skuadra tjetër nga Serie A, Torino ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar Enis Bardhi, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.
Bëhet e ditur se Bardhi pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga Levante, dhe Torino po monitoron nga afër situatën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKartoni i Bardhit vlerësohet rreth 15 milionë euro nga Levante kurse Torino pritet që gjatë kësaj jave të bëjë edhe ofertë zyrtare për transferimin e tij. Bardhi, i cili ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut në “Euro 2020” ka kërkuar largimin nga Levante, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.
26-vjeçari është pjesë e Levantes prej vitit 2017 dhe në sezonet e fundit, ishte ndër lojtarët kryesor të ekipit. Sezonin e shkuar, Bardhi shënoi dy gola dhe asistoi po aq herë në 30 paraqitje për Levanten në të gjitha garat.