Xhudistet kosovare sot kanë rrëmbyer tri medalje në Antalya Grand Prix, dy prej të arta dhe një të argjendtë.
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova mori të artën në këtë garë, raporton Koha.net. Përderisa Fjolla Kelmendi ka rrëmbyer të argjendtën.
Në finale në kategorinë 57 kilogramë, Nora Gjakova e mposhti jugkoreanen, Jandi Kim me ippon.
Për të arritur në finale Nora Gjakova kishte mposhtur paraprakisht tre xhudiste të tjera.
Artikuj të ngjashëm