Gjitha ndeshjet në dy xhirot e ardhshme të ligës së Bullgarisë do të luhen pa shikues për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar të dielën Federata e Futbollit të Bullgarisë, transmeton Koha.net.
Ndërkohë ndeshjet në regjionet e prekura më rëndë janë shtyrë.
Shteti i Ballkanit ka raportuar të dielën katër rastet e para të konfirmuara me koronavirus.
Gjitha ngjarjet sportive në rajonet Pleven dhe Gabrovo, vendet e prekura, janë shtyrë, kanë bërë të ditur autoritetet.
Vendimi i federatës do të prek edhe përballjen e 14 marsit mes dy ekipeve lidere Ludogoretsit dhe Levskit të Sofjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Bullgaria lejon shikuesit në stadiume
-
Në Bullgari kërkohet që tifozët të lejohen në stadiume
-
Bullgaria pezullon shitjen e biletave për ndeshjen e plejofit për Euro 2020
-
Edhe në Rumani ndeshjet do të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit
-
Në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të koronavirusit