Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Laura Fazliu ndalet në luftën e parë

Ndonëse ka zhvilluar luftë të fortë, Laura Fazliu është ndalur herët në Grand Slamin e Parisit në xhudo.

Në luftën e parë në kategorinë deri 63 kg, Laura përballë e kishte japonezen Masako Doi. Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Japonezja fitoi me mbërthim, duke e zënë në pozitë të papërshtatshme Laurën. Edhe Laura, njëjtë si Flaka Loxha, në këndin e trajneres e kishte Majlinda Kelmendin.

Për Majlindën është gara e parë seniore si trajnere. Në garë në Paris ka mbetur vetëm Distria Krasniqi.