Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edenilson flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barça

Ish-mesfushori i Dritës së Gjilanit, braziliani Edenilson Bergonsi, thotë se kurrë nuk është ndier më tepër i turpëruar sesa të shtunën, kur skuadra te e cila aktivizohet ai tash Eldense pësoi 12:0 në udhëtim ndaj Barcelonës B, në një ndeshje të Kategorisë së Tretë të Spanjës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ishte humbja më e thellë në këtë rang të garave në Spanjë që nga viti 1992, kur Extremadura kishte mposhtur Portuensen me të njëjtat shifra. Disa lojtarë të Eldenses ishin parë me lot në fytyrë, ndërsa ngushëlloheshin nga lojtarët e Barcelonës B. Madje krerët e klubit janë ndier aq të turpëruar me humbjen sa kanë paralajmëruar përfundimin e stinorit para kohe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është paralajmëruar edhe ndërprerja e aktivitetit. Edenilson 29-vjeçar thotë se definitivisht do të dihet vetëm të martën, ndërsa ai tregon se po flitet në mediumet spanjolle se ndeshjen e kanë kurdisur katër bashkëlojtarë të tij.

"Nuk di shumë gjëra, thjesht çfarë po shkruhet në gazeta spanjolle, se disa lojtarë janë përfshirë në kurdisje. Por, e vërteta nuk është e ditur ende. Disa gazeta thonë se katër lojtarë spanjollë ishin të përfshirë. Të martën, do të kemi një takim dhe lojtarët që nuk janë të përfshirë me gjasë do të vazhdojnë ligën, në mesin e tyre jam edhe unë. Është humbja më e keqe dhe më e turpshme e karrierës sime, pasi jam përgatitur gjithë javën për këtë ndeshje dhe më pas gjërat shkuan krejt ndryshe, për fat të keq", ka thënë Edenilson për gazetën.... (Intervistën ekskluzive me Edenilsonin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.