Bayern Munichu shënoi fitore 1:0 në “Parkun e Princave” në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, me golin e Kingsley Comanit.
Coman, i cili e nisi karrierën te PSG-ja, po ashtu kishte shënuar të vetmin gol kur skuadrat ishin takuar në finale të vitit 2020.
Kjo është hera e 13-të që Bayerni dhe PSG-ja takohen në Ligën e Kampionëve.
Të dyja skuadrat kanë fituar nga gjashtë ndeshje.