Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, thotë se që nga fëmijëria ka ëndërruar për momente si ajo e triumfit ndaj Barcelonës, të martën në mbrëmje.
Argjentinasi shënoi dy herë në 22 minutat e parë të lojës, para se Giorgio Chiellini të shënonte një tjetër gol për fitoren 3 me 0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se patëm performancë të mrekullueshme, shfrytëzuam shumicën e rasteve dhe është rezultat pozitiv për ndeshjen në Camp Nou. Jam shumë i lumtur. Shumë i lumtur sepse si fëmijë kam ëndërruar të jetoj këso momente që i përjetova sot. Jemi në pozitë shumë pozitive me shumë vetëbesim dhe kjo është e rëndësishme për të ecur tutje dhe për të arritur qëllimet tona”, ka thënë ai për “MediasetPremium”, transmeton Koha.net.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou.