Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk ka menduar ndonjëherë se do t’i mungojë futbolli aq shumë sa është duke i munguar tani.
Dybala është ende duke u rikuperuar pas infektimit me koronavirus. Ai është testuar katër herë pozitiv brenda gjashtë javëve. Në një intervistë të hënën, ai ka thënë se mezi pret të mbathë sërish këpucët e futbollit dhe të vrapojë.
“T’iu them të drejtën, unë asnjëherë nuk kam menduar se do të mungojë loja dhe stërvitja kaq shumë”, ka pranuar ylli argjentinas.
“Ndiej se duhet të ushtroj, të shoh bashkëlojtarët dhe shokët si dhe të paktën të prek topin. Stërvitja në shtëpi nuk e ka efektin e njëjtë. Kam nevojë që të mbathë këpucët e futbollit dhe të vrapoj, të shënoj gol.. Si them gjithnjë, kur je i pasionuar çdo gjë bëhet dy herë më e rëndësishme. Ka shumë kohë që nuk kam stërvitur. Nuk e dimë saktësisht kur do të kthehemi. Nuk është si pushim, kur e di se do të pushosh për një kohë të caktuar”.
Dybala ka thënë se punë e tij është të relaksohet dhe të qëndrojë në formë të duhur. Sipas tij fillimisht është menduar se kjo gjendje do të zgjas një javë e më pas edhe një tjetër. Ai stërvitet në shtëpi, por pranon se nuk është njëjtë.
Edhe
Dybala pranon se nuk është në formën më të mirë
Me shumë kohë të lirë në dispozivion, 26-vjeçari ka nisur të praktikojë jogën.
“Po stërvitem në shtëpi. Kam pasur rastin të sjell disa pajisje në shtëpi. Nuk e dimë kur do të vazhdojnë stërvitjet, kështu që unë po vazhdoj. Të qëndroj kaq gjatë i izoluar në shtëpi më ka bërë të ndiej se duhet të provoj gjëra të reja. Për shembull kam gjetur një pasion të ri – jogën. Më pëlqen dhe kam kuptuar se më ndihmon shumë”.