Paulo Dybala ka nënshkruar kontratë afatgjate me Juventusin, e cila do ta mbajë atë te klubi italian deri në verën e vitit 2022.
Lajmi është konfirmuar nga kampioni italian ndërsa pas ndeshjes me Barcelonën, vazhdimin e kontratës e kishte bërë të ditur edhe vetë lojtari.
