Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, është afër për të firmosur kontratë të re me Juventusin, që do ta mbajë tek ekipi italian deri në verën e vitit 2025, ka shkruar “Tuttosport” të premten.
Bëhet e ditur se negociatat janë në fazë të avancuar dhe pritet që gjatë këtij muaji, të mbyllen me sukses. Me kontratën e re, Dybalas i është ofruar pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Dybala, aktualisht, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Këtë edicion, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe ka bërë po aq asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.
Dybala te Juventusi u transferua në vitin 2015 nga Palermo për 40 milionë euro dhe deri më tash, ka fituar katër tituj të kampionit në Serie A.