Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy tifozë të ragbit marrin rrugën 20.000 km me biçikletë

Diku 20 mijë kilometra është distanca mes stadiumit "Twickenham", ku është mbajtur finalja e Kupës së Botës në ragbi në vitin 2015 dhe stadiumit në Tokio, që do të organizojë ndeshjen e parë të Kupës së Botës këtë vit.

Për dy tifozë, këta dy turne janë vetëm një xhiro me biçikletë larg, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN. 

Ndeshja hapëse mes Japonisë dhe Rusisë pas gjashtë muajve do të sjellë fundin e rrugëtimit të tyre prej 231 ditësh, përgjatë dy kontinenteve e 27 shteteve.

Në atë moment, Ron Rutland dhe James Owens do të lënë me kënaqësi biçikletat në njërën anë dhe të shohin pak ragbi.

"Ne jemi lakmitar të ndëshkimeve", thotë Rutland, që aktualisht është në Bullgari, ndërsa rrugëtimi i tyre ka nisur tash e katër javë. "Duhet të vazhdojmë pa ndalur. Jemi në biçikletë duke pedaluar ndoshta shtatë orë në ditë apo më tepër"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)