Miqësorja ndaj Danimarkës do t'i paraprijë fillimit "të epokës" së re për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll - kualifikimeve për "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja Kosovë - Danimarkë luhet më 21 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ndërsa katër ditë më vonë në arenën e njëjtë vjen Bullgaria për ndeshjen e parë të kualifikimeve. Kosova nuk ka luajtur deri më tash me Danimarkën dhe nuk ka ndonjë të kaluar me këtë përfaqësuese të nivelit të lartë evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Kosova e Danimarka kanë një të "përbashkët" të vogël - vështirësitë e lojtarëve të tyre për të shpërthyer këtë edicion te Lazio. Te skuadra nga Roma luan lideri i mesfushës së Kosovës, Valon Berisha dhe mbrojtësi i majtë shqiptar, Riza Durmishi, që i ka plot 23 ndeshje për Danimarkën.
Të dy shqiptarët kanë kaluar në verën e vitit 2018 te Lazio, klubi që menaxhohet në aspektin sportiv nga Igli Tare. Por të paktën deri më tash kalimi në skuadrën italiane nuk doli të jetë i qëlluar si për Berishën, ashtu edhe për Durmishin, që me prejardhje është nga Maqedonia.
Mesfushori Berisha (26) ka munguar në shumicën e ndeshjeve. Ende nuk e ka kompletuar asnjë ndeshje në Serie A. Ka luajtur në tetë prej 25 ndeshjeve të deritashme të Lazios, ndërsa ka startuar vetëm në njërën prej tyre. Janë problemet muskulore që i kanë kushtuar shumë Berishës këtë edicion. Për shkak të problemeve me muskuj të kofshës, Berisha edhe tash është jashtë fushës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).