Derisa entuziazmi rreth Liverpoolit po rritet, por për një njeri javët e fundit kanë qenë frustuese.
Ishte një pikë, disa muaj më parë, kur Xherdan Shaqiri mund të ishte konsideruar si një nga transferimet me të mira të sezonit. Mungesa e yllit të “Të Kuqve” ka qenë e dukshme së fundmi, shkruan Goal.
Ai ashtu ishte edhe të mërkurën, derisa Liverpooli e siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Si ish-lojtar i Bayernit, Shaqiri do të dëshironte të kishte shansin t’i tregonte ish-klubit të tij se çfarë ka humbur, por 27 vjeçari mbeti një zëvendësues i papërdorur në Allianz Arena. Ai e di këtë ndjenjë, transmeton Koha.net.
Goli i tij i fundit erdhi në “Boxing Day”. Ndeshja e fundit si titullar ishte në fund të janarit, njëra nga dy ndeshjet sivjet. Që nga atëherë është inkuadruar vetëm dy herë si zëvendësues, në total 40 minuta. Ai nuk është paraqitur për asnjë minutë në katër ndeshjet e fundit.
Befasuese? Paksa, duke marrë parasysh se Liverpooli dështoi të shënonte në tri nga pesë ndeshjet e fundit, dhe vendimtare aty ishte mungesa e kreativitetit. Shaqiri, me gjashtë gola dhe po aq asistime, e ka dëshmuar se është i aftë të prodhojë saktësisht atë gjatë sezonit debutues në Merseyside.
Mendoni disa nga momentet e tij të jashtëzakonshme. Një gjuajtje sublime ndaj Southamptonit që në gol e konvertoi Mohamed Salah. Një pasim të jashtëzakonshëm për egjiptianin që shënoi ndaj Huddersfieldit. E një performancë për të mos u harruar ajo ndaj Manchester Unitedit si zëvendësues në Anfield Road.
Ato janë gjërat me të cilat na asocion Shaqiri, çaste frymëzimi, teknikë të patëmetë dhe imagjinatë. Kualitet që ndryshon lojën. Ndoshta, problemi aktual është se Jurgen Klopp ka nevojë më tepër se momente, ai ka nevojë për besueshmëri, lëvizshmëri, disiplinë, e rend. Ai ka nevojë të tijë se çfarë po merr.
Kjo ndoshta e shpjegon shndërrimin e sistemit të lojës nga 4-2-3-1, që e kishte përdorur në fillim të sezonit, në 4-3-3 me të cilin u familjarizuam sezonin e kaluar. Në të parin, Shaqiri ka një rol për të luajtur në të djathtë, e në të dytin është e vështirë ta imagjinojmë atë titullar, përveçse, le të themi, nëse Salah nuk është në dispozicion. Dhe egjiptiani, duhet ta themi, po tregohet shumë i qëndrueshëm.
Preferenca e Kloppit së fundmi kanë qenë ata lojtarë që njohin mënyrën e tij, që mund të paraqesin përzierjen e presionit të lartë, të kontrollit dhe disiplinës taktike që ai e dëshiron.
Kjo e shpjegon pse Naby Keita, për shumë fansa befasi, është lënë shpesh herë jashtë, dhe pse Shaqiri e Daniel Sturridge kanë parë t’u zvogëlohen mundësitë. Që të tre kanë talentë të jashtëzakonshëm, por Kloppi ka shqetësimet e tij për aftësitë e të treve për të bërë punën e nevojshme pa top.
Shqetësimi i tij për Shaqirin, madje edhe kur luante individualisht shumë mirë, ishte se Liverpooli dukej shumë i hapur me të në fushë.
Shaqiri, mund ta ndryshojë dinamikën e lojës në një mënyrë. Puna e tij ka qenë mjaft e mirë, por ai mund të përmirësohet në pozicionimin në lojë.
Momentalisht Shaqiri po pret shansin e tij. Me tetë ndeshje deri në fund, me pesë prej tyre që janë në tetë vendet e fundit në tabelë, shanset për të duhet të vijnë para se të përfundojë sezoni. I frustruar siç ka qenë, Shaqiri është ende i aftë që ta përfundojë fuqishëm sezonin e tij të parë me Liverpoolin.
E nëse e bën, këtë mund ta arrijë me një apo dy medalje gjithashtu.