Sport

Dy derbi në Serie A

serie a

Ndeshjet Lazio – Milan që luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe Juventus – Roma të dielën në po të njëjtin orar, do ta shënojnë xhiron e tretë të elitës së futbollit italian në vikend. 

Nga dy ndeshjet e para, formën më të mirë e ka pasur Juventusi që ka fituar ndaj Comos dhe Veronës me rezultatin identik, 3:0. 

Juventusi është i treti me gjashtë pikë, kurse Roma në dy ndeshjet e para e ka një barazim pa gola me Cagliarin dhe një disfatë nga Empoli. 

Milani barazoi me Torinon në hapje të edicionit të ri në Serie A, kurse në xhiron e dytë humbi nga Parma.

Milani është i 14-ti, kurse Roma e 15-ta. 

Ndërkohë, Lazio i teti ka tri pikë, pas fitores ndaj Venezias, dhe disfatës nga Udinese.