Mbrojtësi Riza Durmishi është në garë për të zënë një vend titullari në krahun e majtë të skuadrës së Lazios.
Në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë është edhe Martin Caceres.
“Riza Durmishi nuk ka bindur në miqësoren kundër Dortmundit dhe nuk e ka të sigurt pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, meqë në garë e ka edhe Martin Caceresin”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Për ndeshjen e parë që Lazio do ta luajë kundër Napolit gjatë fundjavës, do të jetë gati portieri Thomo Strakosha, kurse Valon Berisha do të mungojë për shkak të lëndimit. Durmishi e Berisha iu bashkuan Lazios gjatë verës. Berisha u transferua nga Salzburgu, kurse Durmishi nga Betisi.
Artikuj të ngjashëm