Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini triumfon ndaj Vorsklas së Ukrainës

Dukagjini - Vorskla

Skuadra e Dukagjinit ka fituar ndeshjen e parë në Antalia të Turqisë.

Të mërkurën, Dukagjini e mposhti me rezultatin e ngushtë 2:1 skuadrën nga Ukraina, Vorskla. Për ekipin nga Klina, kjo është miqësorja e tretë në Antalia dhe deri në fund të fazës përgatitore, Dukagjini do ta luajë edhe një ndeshje tjetër.

Pjesa e parë, ka përfunduar me epërsinë e Dukagjinit 1:0.

Dukagjini në dy miqësoret e para, pati regjistruar një humbje dhe një barazim, përpara se të triumfojë ndaj Vorsklas. Është mposhtur edhe nga Warta Poznani e Polonisë kurse ka barazuar 1:1 me ekipin nga Hungaria, Tiszakecske.

Artikuj të ngjashëm