Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini pëson edhe humbjen e dytë në Antalia

Pas humbjes nga Yverdoni (3:0) në ndeshjen e parë të mërkurën, skuadra e Dukagjinit ka pësuar edhe disfatën e dytë në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës.

Të premten, Dukagjini u mposht nga skuadra elitare e Hungarisë, Kisvarda FC me rezultatin 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e Dukagjinit thuhet se trajneri Armend Dallku në këtë ndeshje i provoi të gjithë futbollistët që i kishte në dispozicion.

Kisvarda FC, aktualisht është në pozitën e dytë të elitës së futbollit hungarez.