Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar ndaj një audio të publikuar të dielën, ku pretendohet se ishte zëri i tij, në komunikim me një grua.
Audion, Kuka e demantoi, derisa njoftoi se shpërndarësin e kësaj audioje e ka lajmëruar te organet e drejtësisë.
“Ky njeri qe po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në tel në emër të njerëzve të ndryshëm! E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë. Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë! Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin”, shkroi Kuka në Facebook.
-
Kuka thotë se klubet e xhudos nuk përkrahen sa duhet
-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve
-
Kuka tërheq vërejtjen për “rezultatet e dyshimta” në sport
-
Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund