Nënkampionia e Kosovës, Drita, ka zyrtarizuar transferimin e anësorit Almir Kryeziu, i cili së fundmi luajti me Arbërinë e Dobrajës.
Drita në faqen zyrtare ka konfirmuar se Kryeziu ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
‘’Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhëshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në ekip. Almiri do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trajnerit Nuhiu’’, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.