Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita prezanton qendërmbrojtësin Leonat Vitija

Drita e ka prezantuar edhe një futbollist të dielën.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Leonat Vitija, që së fundi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. Futbollisti i U-21 të Kosovës me Dritën ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Vitija 21-vjeçar më herët karrierë ka bërë edhe te Prishtina dhe skuadra e KEK-ut.

Për Skënderbeun sezonin 2021/2022 luajti 25 ndeshje në elitën e futbollit të Shqipërisë. Në katër ndeshje të Kupës, mbrojtësi shënoi një gol.