Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita pret Vëllaznimin për kupë

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Vëllaznimit do ta hapë serinë çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sot) në stadiumin e qytetit në Gjilan prej orës 13:00, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kjo do të jetë përballja e dytë mes Dritës dhe Vëllaznimit brenda pesë ditësh, pasi të njëjtat ekipe u përballën të premten po në Gjilan në kuadër të Vala Superligës, duke barazuar 1:1. Drita është e dyta në kampionat me 37 pikë, gjashtë më shumë se Vëllaznimi që renditet në pozitën e nëntë.

Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohet derbi i çerekfinales së Kupës. Skuadra e Llapit e pret në shtëpi Prishtinën që është lidere në kampionat.

Llapi ka startuar dobët, duke regjistruar tri humbje në tri ndeshjet e para të pjesës pranverore. Dueli tjetër çerekfinal që luhet të mërkurën është ai ndërmjet Gjilanit dhe Vushtrrisë, i cili do të zhvillohet në Ferizaj.

Edhe këto ndeshje startojnë në orën 13:00. Në gjysmëfinale pa lojë është kualifikuar Drenica që pret tri skuadrat e tjera pas këtyre ndeshjeve çerekfinale.

Artikuj të ngjashëm