Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita po barazon me Plzenin pas pjesës së parë

Drita ka luajtur një pjesë të parë shumë të fortë me Viktoria Plzenin në Çeki. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0.

Plzeni është favorit i madh, por skuadra gjilanase ka provuar në disa raste. Rrjedha e ndeshjes ka mundur të ndryshojë sikur arbitri të ndëshkonte portierin e Plzenit, Jindrich Stanek me karton të kuq. Ai si lojtar i fundit ndali në mënyrë të palejuar Ardit Tahirin, jashtë zonës. Por arbitri i dha vetëm karton të verdhë.