Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica – Feronikeli, pa fitues

Drenica dhe Feronikeli kanë luajtur baras 1:1 të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të dyja skuadrat këtë edicion po luftojnë për t’i ikur pozitave të fundit në renditje.

Me të nisur ndeshja mysafirët arritën të shënonin në minutën e parë me Markos Simonovskin që pas asistimit të Silvas shënoi për 1:0.

E rrezikshme skuadra e Feronikelit u tregua edhe në minutën e 11 dhe të 18 me Da Silvan por pa sukses.

Në minutën e 32-të vendasit u treguan të rrezikshëm me Granit Jasharin por pa sukses.

Edhe Drenica ndalet në barazim nga Feronikeli 74 Futboll Drenica ndalet në barazim nga Feronikeli 74

Në 45 minutëshin e dytë më kërkuese ishte skuadra vendase.

Në minutën e 65-të Kreshnik Uka provoi me këtë goditje por pa sukses. Minutat në vazhdim luheshin kryesisht në mesin e fushës.

Uka tentoi edhe në minutën e 84-të me një goditje të fuqishme por pa sukses.

Drenica arriti të barazoi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes me Ukën.

Edhe Tjetër ndeshje pa fitore për Drenicën Futboll Tjetër ndeshje pa fitore për Drenicën

Sulmuesi i Drenicës realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1:1.

Pas këtij barazimi, Drenica renditet e teta me 34 pikë, ndërsa Nikli me 35 pikë mban pozitën e gjashtë.