Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica me plan tre-vjeçar, Lushtaku tregon detajet

Trajneri Tahir Lushtaku, premton se Drenica do të jetë arrë e fortë për të gjitha skuadrat e Superligës.

Ai ka zbuluar në “Sportin Total” të KTV-së se kanë bërë një plan tre-vjeçar dhe beson që do të kenë sukses.

“Kanë ndodhë disa situata që nuk kanë qenë të mira në 18 muajt e fundit. Kur ecë klubi mirë të gjithë iu gëzohemi rezultateve. Por, gjërat nuk kanë ecur siç i kanë menduar ata. Kjo ka qenë arsyeja që jam kthyer te Drenica. E kemi bërë planin për tri vjet. Ne trajnerët kemi kontrata tre-vjeçare. Do të shohim si do të na ecë”, u shpreh Lushtaku.