Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli ka bërë një fals në luftë për titull të ligës.
Ishte Drenica që ndërpreu formën e lartë të Feronikelit, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 1 me 3, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmend Abazi kaloi Drenicën në epërsi në minutën e 47, kurse dy golat e tjerë për mysafirët i shënoi Kreshnik Lushtaku në minutat 73 dhe 90+2.
E tëra që bën vendasit ishte ngushtimi i rezultatit në 1 me 2 në minutën e 86 përmes Zhdrellës.
Pas kësaj humbje Feronikeli mbetet në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, kurse Drenica në vendin e shtatë ka 28 pikë.