Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drejtues të UEFA-s po vlerësojnë nëse duhet të shtyhet “Euro 2020”

Anëtarja e Këshillit të FIFA-s dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Evelina Christillin ka konfirmuar se po “vlerësohet nëse duhet të shtyhet ‘Euro 2020’ për vitin tjetër”, për shkak të koronavirusit.

Aktualisht të pezulluara janë pesë top-ligat evropiane të futbollit, ndërsa ka drojë që nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që kampionatet nacionale të përfundojnë para se të nis Evropiani. Është planifikuar që Evropiani i këtij viti të filloj më 12 qershor. Klubet duhet të lirojnë më herët lojtarët për Evropian. Për këtë mund të mos ketë kohë të mjaftueshme.

Kampionatet nacionale nuk do të vazhdojnë të paktën deri në fillim të prillit.

“Nuk ka pasur vonesa në pezullimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. UEFA është konfederatë dhe nuk ka mundur të veprojë njëanshëm”, ka thënë Evelina Christillin për “Il Matino”.

Drejtuesja italiane ka paraqitur qëndrimin e saj lidhur me Evropianin, raporton Koha.net.

“Nuk po interpretoj mendimet e të tjerëve në Ekzekutiv, por unë besoj se është e përshtatshme të lihet kohë për ligat nacionale që të përfundojnë, duke shtyrë Evropianin për një vit. Prandaj ne jemi duke vlerësuar nëse duhet të shtyjmë ‘Euro 2020’ për vitin tjetër”, ka theksuar Christillin.

Edhe “Euro 2020” mund të zhvillohet në vetëm një shtet Sport “Euro 2020” mund të zhvillohet në vetëm një shtet

UEFA të martën do të vendos nëse do të shtyhet Evropiani. UEFA ka shtyrë ndeshjet evropiane që është dashur të luhen javën tjetër.

Të premten Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka rekomanduar për konfederatat, përfshirë edhe për UEFA-n, që të shtyhen ndeshjet ndërkombëtare që duhet të luhen në mars dhe prill. Këtu përfshihet edhe ndeshja e Kosovës me Maqedoninë Veriore në gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020”.