Sport

Dortmundi kërkon portierin e Realit

Borussia Dortmundi është duke u interesuar ta transferojë portierin ukrainas Andriy Lunin nga Real Madridi, raporton “Fichajes”.

Skuadra gjermane është në kërkim të një portieri, dhe e sheh 22-vjeçarin si opsion të mirë.

Lunin ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024. Ai së fundi ishte huazuar te Real Oviedo.