Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi humb përballjen e parë ndaj Monacos

Dortmundi është mposhtur në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos.

Francezët ishin më efikas në këtë takim, duke shënuar tre gola nga tre tentime brenda kornizës së portës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Monaco shpërdoroi një rast shumë të mirë për të kaluar në epërsi, kur Fabinho nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 17-të.

Por, pas dy minutave Mbappe i dha epërsinë Monacos, kurse në minutën e 35 Bender me një autogol dyfishoi epërsinë e Monacos.

Në pjesën e dytë, Dembele e ngushtoi epërsinë, por Mbappe shënoi golin e tretë për Monacon në minutën e 79.

Dortmundi arriti të mbajë gjallë shpresat për kualifikim duke ngushtuar rezultatin në 2 me 3, përmes Kagawas, që shënoi në minutën e 84 pas asistimit nga Pulisiq.