Dallas Mavericks shënoi fitore të rëndësishme ndaj Boston Celtics 107:104 në NBA. Vendimtar ishte Luka Donçiq që realizoi koshin e fitores në sekondat e fundit.
Basketbollisti slloven teksa ndeshja ishte në barazim, vendosi të shkonte vet për gjuajtje kur kishin mbetur edhe 11 sekonda. Pavarësisht mbrojtjes fantastike të Celtics, Donçiq ia doli të shënonte një tri-pikësh që i fitoi ndeshje.
Donçiq realizoi në total 33 pikë. Te Mavericks për lojë të mirë u dallua edh Porzingis me 21 pikë.
Te Bostoni, Jayson Tatum pati double-double me 32 pikë e 11 kërcimë. Denis Schroder pati 20 pikë.
LUKA DONCIC EST UN GRAAAAAAND MALADE pic.twitter.com/VsNzYksJbz
— Parlons NBA (@ParlonsNBA) November 7, 2021
Ndërkohë LA Lakers regjistroi humbjen e radhës, duke u mposhtur nga Portland Trail Blazers 105:90.