Toni Domgjoni ka debutuar me gol te Kosova. Domgjoni është ndarë i lumtur me debutimin dhe një prej golave të shënuar për Kosovën. Kosova mposhti 5:0 Burkina Fason në miqësoren e luajtur të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Domgjoni shënoi golin e pestë në minutën e 75-të.
“Jam shumë i lumtur për debutimin dhe golin. Më shumë jam për fitoren që e kemi arritur si skuadër. Shpresoj të luaj më shumë, por kurdo që do ta kem mundësinë do ta jap maksimumin. Në mendje kisha harkimin, por e pash topin në gol”, tha Domgjoni pas ndeshjes.
Artikuj të ngjashëm