Shiko majtas, shiko djathtas. Shiko lart, shiko poshtë. Çfarëdo që ju mund të vëzhgoni apo të hasni, nuk do të mundë t'i shihni gjërat që doktoresha Sherylle Calder mund t'i shohë.
Jug-afrikania është përshkruar si një prej personave më të suksesshëm në sport. Ajo shpesh edhe quhet vizionare, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është trajnere për shumë sportistë të elitës botërore, por në fushën e saj qëndron e vetme, një eksperte në një fushë që shpesh nuk përfillet: duke përmirësuar atë që abuzohet rregullisht, madje edhe nga ata që janë në kulmin e karrierës së tyre sportive.
Shpejtësia, fuqia, forca mendore - komponentët kryesorë të madhështisë sportive. Gjitha këto janë në përmirësim e sipër dhe shpesh bëjnë ndryshimin mes fitores dhe humbjes.
Për doktoreshën Calder, sytë janë pjesë e humbur e bashkimit të të gjitha figurave sportive, një dobësi që mund të kthehet në forcë. E specializuar për koordinimin e syve, këmbëve dhe trupit, Calder është gruaja që ndihmon sportistët për të shikuar më mirë dhe të parashikojnë më shpejtë situatat.
Nuk ka të bëjë me vështrimin e syrit, thotë ajo...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.