Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria në gjysmëfinale në Portugali

Xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut “Grand Prix” në Portugali.

Krasniqi në duelin çerekfinal e mposhti garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler në kategorinë deri 52 kilogramë. Krasniqi e fitoi luftën Ippon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në çerekfinale, Krasniqi arriti pas triumfit në raundin e dytë, në të cilin e fitoi xhudisten nga Franca, Leonie Gonzalez. Raundin e parë, xhudistja kosovare e kaloi pa luftë.

Krasniqi është kampione olimpike dhe e para në ranglistën botërore.